“Certificate in Football Managment”/FSHF sjell në Shqipëri programin e UEFA-s
Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë në muajin shtator në Shqipëri edicionin e radhës të programit “Certificate in Football Managment” (UEFA CFM) në bashkëpunim me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës. Bëhet fjalë për një program të domosdoshëm për këdo që punon në një organizatë futbollistike, qoftë ajo Federatë apo klub futbolli e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës. Ky certifikim në menaxhim futbolli ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare si edhe për përfaqësues të futbollit në nivele të ndryshme. Në këtë edicion, pjesëmarrësit do të jenë jo vetëm nga FSHF dhe klubet shqiptare, por nga disa vende të Europës, të cilët do të marrin leksione nga përfaqësues të UEFA Academy dhe Universiteti i Lozanës. CFM organizohet në tre seminare direkte me pedagogë në auditor dhe 6 module për kandidatët zhvillohen në lidhje me organizimin e futbollit, menaxhimit strategjik dhe operativ, sponsorizimet, marketingu, komunikimi dhe media, eventet dhe menaxhimi i vullnetarëve. Kjo është hera e dytë në fakt që FSHF mirëpret programin e CFM, teksa ka qenë organizatore e një prej edicioneve të programit në vitin 2022.Federata Shqiptare e Futbollit është kthyer në një nga partnerët më të ngushtë të UEFA-s, teksa bashkëpunimet kanë qenë të shumta, serioze dhe mjaft të rëndësishme. Mjafton të përmendet organizimi i finales së parë dhe historike të UEFA Conference League në Shqipëri në maj të vitit 2022