Categories: LajmePolitikë

Çështja Beleri/ “Dera e BE do të jetë e mbyllur për Shqipërinë”, media greke: Rama zgjodhi ‘kundërshtarin’ e gabuar për të treguar forcën

Mediat greke i kanë kushtuar sërish një artikull marrëdhënieve mes dy qeverive dhe qëndrimeve për çështjen ‘Beleri’, teksa sot mbahet samiti në Bruksel.

“Dera e Bashkimit Europian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës, shkruhet në artikullin e Protothema-s.

Sipas medias greke, “Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi ‘kundërshtarin’ e gabuar për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri”. Protothema në artikullin e saj shkruan se “Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të ‘pavarur’ shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse ‘bie i gjithë Këshilli Europian’.”

Ndërsa shton se gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie. “Ndërkohë pritet vijimi i gjyqit simulues për skemën e pretenduar të blerjes së votës”, shkruan Protothema.

Në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, megjithë qëndrimin e ftohtë të evropianëve, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, raporton gazeta greke.

“Nga pala greke, nëse nevojitet dhe provokohet një diskutim, do të theksohet qëndrimi i prerë për të bllokuar Shqipërinë”, thekson më tej artikulli. “Edi Rama, i inkurajuar nga qëndrimi i evropianëve që e konsiderojnë çështjen e Belerit si një çështje dypalëshe, beson se Greqia do të përkulet ndaj presionit të partnerëve të saj dhe po investon në një përballjeje ku ai mban ‘çelësin’. Megjithatë, për Athinën, tani çështja Beleri, pasi qeveria zgjodhi të përfshihej aktivisht, është një çështje që ka të bëjë jo vetëm me mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, por edhe me besueshmërinë dhe prestigjin e tij në rajonin e Ballkanit. Dhe kjo është arsyeja pse bllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë është një rrugë me një kalim”, përfundon media greke.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

4 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

4 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

4 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

4 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

19 hours ago

This website uses cookies.