Categories: LajmeRajoni

Çështja e dinarit serb, Osmani: Ka dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi këtë të hënë se ekziston dakordësi për një pjesë të propozimit të bërë nga I dërguari amerikan Gabriel Eskobar për çështjen e dinarit. Ajo theksoi se do të ishte ideale nëse do të arrihej një marrëveshje gjatë takimit të së martës mes kryenegociatorëve në Bruksel.

 “Është shumë pozitive që ndërkombëtarët, me në krye SHBA-të, pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë. Me ndihmën e tyre kemi arritur që dërgesat dhe ndihmat financiare që vijnë nga Serbia të bëhen në euro dhe jo me dinar. Kjo zgjidh një pjesë të madhe të problemit”, tha Vjosa Osmani.

Osmani bëri me dije se po shqyrtojnë mënyra për të garantuar se si të mos keqpërdoret ndihma financiare që vjen nga Serbia për komunitetin serb në Kosovë.

“Pjesa e dytë për të cilën nuk ka pajtim është se si duhet siguruar që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia mos të shkoj në duart e atyre personave që kanë abuzuar. Kanë marrë paratë në emër të qytetarëve dhe i kanë shfrytëzuar për krim e korrupsion. Për këtë pjesë po hartohet një plan ku përfshihen edhe autoritetet e Kosovës” , u shpreh presidentja.

Lidhur me kritikat e Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Ohrit, Osmani u shpreh se duhet të analizohen veprimet e palëve në terren për të arritur në një përfundim plotësisht objektiv. Ajo kërkoi që Kosova dhe Serbia të trajtohen njëlloj.

 “Kërkoj të ketë trajtim të barabartë të palëve dhe detyrimet e tyre t’i zbatojnë paralelisht, jo njëra palë t’i ketë përfitimet në fillim, ndërsa për Kosovën të mendohet në fund”, tha Osmani

Presidentja Vjosa Osmani i bëri deklaratat gjatë një vizite në Komunën e Lipjanit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH, nesër shorti në orën 13:00

Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…

6 hours ago

Këshilli Drejtues shtyn seancën dëgjimore për platformën e dy kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…

6 hours ago

Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja

Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…

6 hours ago

Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…

6 hours ago

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

6 hours ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

6 hours ago

This website uses cookies.