Çështja “McGonigal”- Kulluri: Rama ka nisur planin e shpifjeve për financimet ruse të PD

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri  ka deklaruar se nga të dhënat e fundit del në pah roli i Edi Ramës si manipulues dhe falsifikator kryesor i sulmeve dhe shpifjeve kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në një reagim në faqen e Facebook, Kulluri shkruan se, “ Çështja McGonigal” tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD.

“Për publikun, tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD, duke financuar dhe u ndihmuar në këtë përpjekje të ulët nga ish drejtuesi i lartë i FBI, Mc Gonigal”tha ai.

Në 2 vitet e fundit, shkruan më tej Kulluri,  Ramës i është bashkuar jo rastësisht edhe “revolucionari” Sali Berisha. Tashmë kjo është shndërruar në rrugë të zakonshme nëpër të cilën ata të dy kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit. Një rrugëtim që ka nisur që në vitin 2008 me marrëveshjen e tyre të errët që shkelmoi ekuilibrin mes pushtetit parlamentar dhe atij ekzekutiv.

“Financimet e supozuara ruse, siç e dëshmon çdo ditë e më qartë drejtësia amerikane, janë një lojë e kurdisur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij. Kush i shkon nga pas kësaj loje, nuk është asgjë më tepër se zgjatim i pushtetit të Ramës, që në një formë ose tjetër, nuk harron ti shpërblejë të gjithë ata që i bashkohen në aksionin e tij kundër një PD moderne, të pa korruptuar dhe aleate të partnerëve strategjikë”, shkruan ndër të tjera ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.