Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka deklaruar se nga të dhënat e fundit del në pah roli i Edi Ramës si manipulues dhe falsifikator kryesor i sulmeve dhe shpifjeve kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Në një reagim në faqen e Facebook, Kulluri shkruan se, “ Çështja McGonigal” tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD.
“Për publikun, tashmë është e qartë se prej vitit 2017, Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt kanë vënë në zbatim planin e shpifjeve për financimet ruse të PD, duke financuar dhe u ndihmuar në këtë përpjekje të ulët nga ish drejtuesi i lartë i FBI, Mc Gonigal”tha ai.
Në 2 vitet e fundit, shkruan më tej Kulluri, Ramës i është bashkuar jo rastësisht edhe “revolucionari” Sali Berisha. Tashmë kjo është shndërruar në rrugë të zakonshme nëpër të cilën ata të dy kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit. Një rrugëtim që ka nisur që në vitin 2008 me marrëveshjen e tyre të errët që shkelmoi ekuilibrin mes pushtetit parlamentar dhe atij ekzekutiv.
“Financimet e supozuara ruse, siç e dëshmon çdo ditë e më qartë drejtësia amerikane, janë një lojë e kurdisur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij. Kush i shkon nga pas kësaj loje, nuk është asgjë më tepër se zgjatim i pushtetit të Ramës, që në një formë ose tjetër, nuk harron ti shpërblejë të gjithë ata që i bashkohen në aksionin e tij kundër një PD moderne, të pa korruptuar dhe aleate të partnerëve strategjikë”, shkruan ndër të tjera ai.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.