Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rreth dy orë pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme, tha për median se, “Çështja CEZ/DIA, që është rihapur në dhjetor të vitit 2019 me një kallëzues i cili është dënuar dy herë për shpifje nga gjykata, një herë për dhunë në familje, që ka qenë punonjës i DIA, tani është punonjës i OSHE, përdoret nga regjimi për shpifje. Njëkohësisht një person që ka dhënë në gjykatë një dëshmi ku nuk ka përmendur emrin tim”
Përgjigja ime, tha Meta, është se nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë urdhër, asnjë iniciativë për akte ligjore me Ilir Metën në detyrën e tij si Zëvendës Kryeministër, Ministër i Ekonomisë në interes të askujt, përfshirë këtu edhe DIA, edhe CEZ”.
Sipas Metës, edhe Ministria e Ekonomisë si pronare e aksioneve të KESH e ka denoncuar vendimin e ERE që favorizonte CEZ në dhjetor të vitit 2019, për blerjen e energjisë.
Kjo çështje u shpreh Meta, është një çështje që diktohet politikisht nga Edi Rama për të spostuar vëmendjen nga skandalet e tij.
“Do të jem transparent për çdo vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën, por do vazhdojmë të mos shfokusohemi nga beteja kundër kapjes së shtetit. Jam këtu në respekt të ligjit. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë, nuk më shqetëson, jam këtu përballe jush dhe qytetarëve për aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë të shfokusojnë jo vetëm Metën, por dhe opozitën e vërtetë. Unë jam këtu”, përfundoi deklaratën e tij pasi doli nga SPAK.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.