Çezmja që “shpëton” qindra familje, banorët e Nënshkodrës bëjnë kilometra për të siguruar ujin e pijshëm
Kjo çezmë në hyrje të fshatit Bërdicë, është shumë e rëndësishme për banorët e disa fshatrave të Nënshkodrës. Është i vetmi burim ku ata e sigurojnë ujin duke e mbushur në shishe dhe bidona.Që me përmbytjet e viteve të kaluara, rrjeti i ujësjellësit ka dalë jashtë funksionit, ndaj ky është burimi i vetëm për ta që vjen me rrjedhje të lirë nga depozita që ndodhet në Bahçallek.
Disa herë edhe ish-komunat, aktualisht njësitë administrative e kanë ngritur këtë shqetësim, por akoma edhe sot e kësaj dite , nuk ka një projekt për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në këto zona. Në këtë çezme mbushin uji banorë të Berdicës, Trushit dhe Dajçit.