Çfarë e shkakton isheminë dhe atakun në zemër – Kujdesi që ju duhet

Sëmundjet kronike të zemrës dhe ishemia janë në majën e listës së rreziqeve për Shqiptarët.

Të dhënat sipas INSTAT tregojnë se problemet kardiovaskulare të cilat lidhen edhe me trurin zënë 27,2% të vdekjeve në të gjithë vendin.

Këto statistika flasin vetëm për vitin 2018, ku burrat zënë pjesën më të madhe të të sëmurëve.

Prekja nga këto sëmundje shumë të rrezikshme për shëndetin, sa vjen e shtohet dhe ndër ndikuesit kryesorë renditet stili i jetesës.

Këtu futet sigurisht ushqimi, por edhe regjimi i përditshëm i trupit me aktivitete apo gjumë të shëndetshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë një nga arsyet kryesore të zhvillimit të një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në vendin tonë.

Si Ndikon Gjumi

Prej vitesh tashmë mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të rriturit duhet të flenë patjetër të paktën 7 orë gjumë çdo natë.

Kjo pasi sigurohet shëndeti i mirë i trupit dhe të gjithë organizmit.

E kundërta ndodh me personat që vuajnë nga pagjumësia, ata kanë më shumë risk të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspertët së fundi kanë gjetur një lidhje konkrete mes pagjumësisë dhe problemeve me zemrën.

Pagjumësia mund të vijë në dy forma, e para si pasojë e një stili të keq jetese ose mund të zhvillohet si pasojë e disa gjeneve të veçanta në trup.

Në këtë studim u mblodhën të dhëna një një sërë studimesh të tjera për të krahasuar gjenet që ndikojnë gjumin.

Gjene të caktuara në trup përcaktojnë gjumin e mirë apo atë të keqin.

Kjo ndodh dhe me pagjumësinë e cila në rastet kur shfaqet si pasojë e gjeneve mund të çojë në ishemi apo atak zemre.

Për këta persona rreziku i prekjes është 12% me i lartë se të tjerët.

Konkretisht për prekjen nga sëmundjet e zemrës rreziku është 16% më i lartë ndërsa për prekjen nga ishemia është 7%.

Një nga arsyet që e bën pagjumësinë të rrezikshme është stresi në të cilin trupi kalon.

Ndonëse nuk jepet ende një kurë përfundimtare rreth këtij problem, mund të filloni duke u kujdesur për jetën e përditshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

16 hours ago

Stoku investimeve italiane rreth 1,7 milirdë euro, 16% më shumë se në vitin 2023

Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…

16 hours ago

Kërcënimi për bombardim- Udhëheqësi suprem i Iranit i drejtohet Trump: Do merrni goditje të fortë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…

17 hours ago

Kërcënimet e Trump- Kryeministri i Groenlandës: SHBA nuk do e marrë kurrë territorin tonë

Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

17 hours ago

Paris, Marie Le Pen dhe 8 eurodeputetë shpallen fajtorë për përvetësim të fondeve të BE-së

Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…

17 hours ago

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

 Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…

17 hours ago

This website uses cookies.