Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12 dhe si ta zëvendësoni
Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proceset që ndodhin në sistemin nervor qendror, për ADN-në dhe qelizat e kuqe të gjakut. Për shkak se trupi juaj nuk mund ta prodhojë vetë atë, ju duhet ta merrni nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve në rast mungese.
Shkalla e mungesës së kësaj vitamine është shumë më e lartë në disa popullata specifike dhe mungesa mund të ketë një ndikim të madh në trup. Megjithatë, kjo mund të trajtohet ose të parandalohet plotësisht.
Çfarë e shkakton mungesën e vitaminës B12?
Tre shkaqet kryesore të mungesës së saj janë sëmundjet autoimmune, mos aftësia e trupit për t’a thithur në mënyrë efektive, për shkak të dëmtimit të zorrëve ose operacioneve, dhe marrja e pamjaftueshme e sasive ditore nga ushqimet.
Mungesa e saj mund të jetë më e zakonshme tek veganët dhe vegjetarianët. Gjithashtu, edhe përdorimi afatgjatë i disa medikamenteve është një faktor që mund të ndikojë.
Faktorët të tjerë rreziku mund të jenë:
- Mosha – Rreziku i mungesës së B12 rritet me moshën, ndaj më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç.
- Shtatëzania – Nevojat për B12 rriten gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
- Abuzimi me alkoolin ose substancat e ndaluara – Këta persona shpesh nuk ushqehen shëndetshëm dhe trupi nuk i përthith me efikasitet vlerat ushqyese.
Simptomat e mungesës së B12
Disa nga simptomat më të zakonshme janë të paqarta, kështu që mungesa mund të mbetet e pazbuluar në shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të bëni analiza gjaku në mënyrë të rregullt, e sidomos nëse mendoni se mund të keni mungesa.
Simptomat më të zakonshme të mungesës së B12 janë:
- Lodhja
- Lëkura e zbehtë
- Mungesa e frymëmarrjes kur angazhoheni në aktivitet fizik
- Buzët e thata
- Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu simptoma më të rënda si:
- Marramendje
- Dëmtimi i kujtesës
- Dhimbje koke
- Vështirësi në ecje
Mungesa e B12 ndan simptomat me gjendje dhe sëmundje të tjera serioze, kështu që është e rëndësishme që të mos bëni vetë-diagnostikim dhe gjithmonë të drejtoheni tek një mjek për t’iu nënshtruar testimit të duhur.
Parandalimi
Edhe pse disa shkaqe mund të mos i parandaloni dot, shumica e njerëzve mund të ruajnë nivelet optimale duke ngrënë ushqime që përmbajnë vitaminë B12 ose duke marrë suplemente. Shumica e suplementeve vetëm me B12 përmbajnë 500-1000 mikrogramë për dozë. Ato përgjithësisht konsiderohen të sigurta, edhe në doza shumë të larta. Kjo për shkak se trupi nuk e ruan në sasi të tepërt dhe e nxjerr me urinën.
Burimet ushqimore të vitaminës B12
Nëse jeni të shqetësuar se nuk po merrni mjaftueshëm B12, provoni të rrisni konsumin e ushqimeve të mëposhtme:
- Mëlçi viçi të ziera
- Peshk si salmoni apo ai ton
- Produktet e qumështit si kosi dhe djathi
- Vezët
- Konsumoni mishin e shpendëve si ai gjelit të detit
B12 është kryesisht i përqendruar në ushqimet shtazore, por mund të gjendet në disa ushqime me bazë bimore.