“Çfarë fsheh nëntoka?”, DRTK Shkodër iu bashkua festimeve për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

Kalaja “Rozafa” mirëpriti sot nxënës të ciklit 9-vjeçar si pjesë e një punëtorie të ngritur nga DRTK Shkodër për grupmoshat e vogla në këndin e arkeologut, të vendosur në hapësirën e objektit historik.
Nën drejtimin e Helidon Sokolit, Përgjegjësit të Parqeve Arkeologjike Shkodër – Lezhë, pjesëmarrësit përjetuan emocionin e “zbulimit” gjatë gërmimit arkeologjik, dokumentimin, skicimin dhe hartimin e kartelës për objektet e zbuluara.
Ndjesi të bukura morën nga ky aktivitet edhe fëmijët, të cilët e vlerësojnë punën e arkeologut.
Ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve shënohet çdo vit në datën 18 prill, ndërsa aktiviteti i zhvilluar në kala nga DRTK Shkodër, “Çfarë fsheh nëntoka?”, i parapriu kësaj dite që ka synim vlerësimin e monumenteve të kulturës.