Çfarë i bën të veçantë fëmijët e lindur në tetor

fewmije 750x375 1

fewmije 750x375 1

Fëmijët e lindur në tetor janë shumë të veçantë. Ka disa tipare interesante që janë karakteristike për këta të vegjël.

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët e lindur në këtë muaj janë të mirë në sport dhe më të fortë se moshatarët e tyre. Kjo mund të lidhet me rritjen e prodhimit të vitaminës D në shtatzëni.

“Fëmijët e lindur në tetor kanë më shumë masë kockore dhe muskulore. Ata aktivizohen më herët dhe merren me aktivitete sportive më herët”, ka thënë mjeku Gavin Sandercock nga Universiteti Essex për New York Magazine.

Personat e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë deri në 100 vjeç. Është vërtetuar gjithashtu se ata kanë më pak probleme shëndetësore. Ata kanë një rrezik më të ulët të depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe janë më pak të prirë ndaj alergjive.

Sipas një studimi të vitit 2011 nga Universiteti i Chicagos, njerëzit e lindur në tetor kanë një probabilitet dukshëm më të lartë për të jetuar deri në moshën 100 vjeçare.

Një studim tjetër, nga Instituti për Kërkime Demografike, zbuloi se ndërsa foshnjat e tetorit kanë rreziqe të larta të sëmundjeve të përgjithshme (me një sasi shumë të vogël), ata kanë rreziqe më të ulëta në një fushë që vërtet ka rëndësi: sëmundjet kardiovaskulare. Foshnjat e tetorit priren të kenë zemra të shëndetshme, gjë që mund të shpjegojë arsyen e jetëgjatësisë.

Studiuesit gjithashtu kanë lidhur ditëlindjet e tetorit me një rrezik më të ulët për vetëvrasje, duke treguar se foshnjat e lindura këtë muaj mund të jenë të prirë për një shëndet të mirë mendor. Fizikisht dhe mendërisht, një lindje në tetor premton mirë për shëndetin e ardhshëm, duke folur statistikisht.

Përveç kësaj, ata janë udhëheqës të natyrshëm. Rezulton se më shumë presidentë amerikanë kanë lindur gjatë tetorit se çdo muaj tjetër. Disa prej tyre janë: John Adams, Rutherford B. Hayes, Chester Arthur, Teddy Roosevelt, Dwight D. Eisenhower e Jimmy Carter.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.