Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.
Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.
Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.
Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.
Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.
Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.
Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.
Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.
Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.
Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.
Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.
Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.
Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.
Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup
Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht tek ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit.
Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Pensionistët italianë gjithnjë e më shumë po preferojnë të jetojnë në Shqipëri, kryesiosht në zonat…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka shprehur angazhimin që marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë të funksionojë.…
Astma është një sëmundje kronike që mund të prekë individë të të gjitha moshave mund…
“K'cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë,…
Integrimi europian i Kosovës ka qenë në fokus të bisedës mes Kryeministrit të Kosovës Albin…
This website uses cookies.