Çfarë pritet të sjellë Forumi i Procesit të Berlinit në Tiranë
Një takim i dhjetë i Forumit të Procesit të Berlinit solli një fokusim në ndryshimin e strategjisë së Bashkimit Europian, strategji që, ekspertët e quajnë të dështuar në arritjen e integrimit ekonomik rajonal.
Por duket se gjithçka po ndryshon. Tashmë janë përdorur më shumë se 16 miliardë euro të Programit të BE për Ballkanin Perëndimor, nga 30 miliardë euro të planifikuara.
Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë sa 35 për qind e mesatares së BE. Këto ekonomi nevojitet të sillen më pranë mesatares së Bashkimit Europian.
Forumi i së hënës në Tiranë kërkoi pikërisht këtë, një zhvillim ekonomik, që do të sjellë rritje të madhe ekonomike, pranë mesatares europiane.
Bëhet fjalë për një plan të ri ekonomik, të pagëzuar “plani i rritjes” në forumin e Tiranës.
Ky plan i rritjes fillon nga hapja e dyerve të tregut të vendeve të BE për fusha specifike, ku firmat nga Ballkani Perëndimor të marrin pjesë në fusha specifike, sikundër u tha, pa pagesa me para në dorë.
A mjafton vetëm kjo? Ekspertët e vendeve të Ballkanit Perëndimor thonë se hapja e e dyerve nuk mjafton, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre të përbashkët rajonal , që t’u ofrojnë qasje kompanive të BE, në tregun e tyre.
Forumi i Tiranës theksoi sidomos nevojën për financime për reforma. Pikërisht plani i ri i rritjes nga BE, është një stimul që hap dyert, por kërkon edhe hapjen e mëtejshme të kufijve brenda BP, duke kryer reformat dhe marrë investime
Sikundër u cilësua në Tiranë nga Presidentja e Komisionit Europian, “këto janë momente kyçe, vendimarrëse, kapeni momentin dhe të punojmë së bashku”, iua tha lidërve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas studimeve të BE, dyfishimi i transfertave vjetore, fjala vjen rritja e tyre nga 1 për qind në 2 për qind të PBB-së për vendet e Europës Qëndrore dhe Juglindore çoi në një rritje të përgjithshme, mbresëlënëse të PBB-së, prej 14 për qind.
Si duhet të duket një strategji e re e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?
Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor që BE-ja lajmëroi në samitin e Tiranës, do të shërbejë për tregun prej gjashtë vendesh. Do të shërbejë për tregun prej tetëmbëdhjetë milionë konsumatorë, me një produkt të përgjithshëm të brendshëm bruto (PBB) prej 144 miliardë dollarësh, (më pak se 1 për qind e PBB-së së BE-së). Ballkani Perëndimor mbetet ende pas pjesës tjetër të Evropës, me një të ardhur mesatare për frymë prej vetëm 7,650 dollarë, vetëm 14 për qind e mesatares së BE-së (54,100 dollarë), sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në Tiranë është folur për rigjallërimin e Procesit të Berlinit. Kompanitë evropiane po kërkojnë të zhvendosin zinxhirët e tyre të furnizimit më afër shtëpisë, investimi në Ballkanin Perëndimor për prodhimin e mallrave kritike, do të kontribuonte në autonominë strategjike ekonomike të BE-së.
Paketa e pestë e investimeve në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 9 miliardë euro grante, synoi të mobilizojë një total prej 30 miliardë eurosh, nga tetor 2020 deri në fund të vitit 2030. Plani i ri i rritjes, i lajmëruar në Tiranë, ofron realizimin e plotë të kësaj pakete.