Çfarë thonë ligjet ndërkombëtare për sulmet ndaj civilëve dhe objekteve shëndetësore?

sulmet nder civile

sulmet nder civile

I themeluar në vitin 1882, Spitali al-Ahli ishte një nga spitalet më të vjetra në Gaza dhe ndodhej pranë një kishe, e cila ishte kthyer në një vend strehimi për të zhvendosurit gjatë sulmeve izraelite. Bombardimi i tij teksa rreth 4000 persona ndodheshin brenda i ka shtyrë vendet dhe organizatat anembanë botës që t’i etiketojnë agresionet e fundit si “krim lufte”, “masakër” dhe “shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Por, Izraeli fajësoi Xhihadin Islamik për sulmin. Megjithatë, pas kërcënimeve dhe paralajmërimeve izraelite rreth bombardimeve, sulmi ndaj spitalit po shihet si një model ku zyrtarët në mënyrë të rreme ia atribuojnë përgjegjësinë palëve të tjera. Por, çfarë thotë ligji ndërkombëtar për sulmet ndaj civilëve dhe objekteve shëndetësore? Cilat ligje përcaktojnë se çfarë konsiderohet si krim lufte?

Sipas OKB-së, një krim lufte ndodh gjatë konfliktit të armatosur dhe është një shkelje e Konventave të Gjenevës dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare grup rregullash, të njohura edhe si “ligji i luftës”, që synojnë të kufizojnë efektet e një konflikti të armatosur. Kjo degë e ligjit mbron viktimat e luftës dhe nuk njeh parimet e reciprocitetit që do të thotë se palët në konflikt nuk mund të përdorin shkeljet e një armiku si justifikim për të mos zbatuar normat humanitare.

Konventa e Katërt e Gjenevës në nenin 12 thotë qartë se njësitë mjekësore duhet të respektohen dhe mbrohen në çdo kohë dhe nuk duhet të jenë objekt sulmi, ndërsa neni 18 thotë se spitalet civile dhe personeli i tyre duhet të mbrohen.

Ndërsa Konventat e Gjenevës janë për viktimat e luftës, Konventat e Hagës trajtojnë sjelljen e luftës dhe lejojnë reciprocitetin ndaj një pale armike. Megjithatë, ai kërkon gjithashtu kujdes kur bëhet fjalë për kujdesin mjekësor.

Neni 27 i rregullores thotë: “Në rrethime dhe bombardime duhet të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kursyer, sa më shumë që të jetë e mundur, ndërtesat e dedikuara për spitalet dhe vendet ku mblidhen të sëmurët dhe të plagosurit.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.