Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund ta mbajë mend çfarë flet në gjumë.

Studimet thonë se të folurit në gjumë janë fjali të shkurtra dhe pa sens që zgjasin një ose dy sekonda, sepse ndodhin gjatë një momenti kur truri nuk është i ndërgjegjshëm.

Çfarë është Të Folurit Në Gjumë

Bëhet fjalë për mërmëritje ose edhe për dialogje edhe pse gati pa kuptim.

Ky fenomen vihet re kryesisht te fëmijët dhe te meshkujt, por gjithsesi nuk konsiderohet një problem shëndetësor.

Të folurit në gjumë ndodh edhe në fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve) edhe në fazën jo -REM.

Kur e folura ndodh në fazën REM, fazë kur njeriu sheh ëndrra, goja dhe kordat vokale që janë jo aktive gjatë gjumit, ndizen papritur dhe fjalët që thuhen në ëndërr, i thoni me zë.

Çfarë e Shkakton Të folurin në Gjumë?

Tek të rriturit, e folura në gjumë shkaktohet kryesisht nga stresi, depresioni, problemet me pagjumësinë apo alkoli.

Te fëmijët mund të jetë tregues edhe i temperaturës.

Në shumë raste, mund të jetë edhe e trashëguar dhe mund të këtë lidhje me probleme të tjera të gjumit si apnea e gjumit, somnambulizmi, probleme me tretjen etj.

Kur duhet të kryeni vizitë mjekësore?

Sipas informacioneve nëse e folura në gjumë është shumë e shpeshtë që ju prish gjumin, duhet patjetër të kunsultoheni me një mjek.

Në disa raste, e folura në gjumë mund të ndodhë për shkak të një problem psikologjik. Mjeku duhet t’ju bëjë një kontroll të përgjithshëm.

Si Trajtohet E folura në Gjumë?

Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për trajtim të mirëfilltë. Por gjithsesi, nëse çështja bëhet shqetësuese duhet të konsultoheni me një mjek.

Si Ta Parandaloni?

Kini parasysh të evitoni gjithçka që keni bërë në netët kur keni folur në gjumë. Pra për shembull nëse keni ngrënë vonë, keni pirë alkol e të tjerë.

Mos flini vonë dhe ruani një rutinë të mirë oraresh gjumi.

Mundohuni të mos stresoheni dhe të mos hani ushqime të rënda para se të flini.

Kujdes me pilulat për gjumë pasi mund të shkaktojnë probleme, në varësi të organizmit. Mos pini kafe në orët e vona.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

18 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.