Categories: LajmeSportFutboll

Champions, Ancelotti: Mund të jetë një natë magjike, Bayerni i ngjashëm me Realin

Pasi pushtoi La Ligën falë humbjes së Barcelonës ndaj Gironas, Real Madrid tani po ndjek finalen e Ligës së Kampionëve. Trajneri i spanjollëve, Carlo Ancelotti ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Bayernit të Mynihut, që do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe pa pagesë në Radio Televizionin Shqiptar.

 “Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta. Si klube janë të ngjashëm, kanë një histori të madhe dhe shumë suksese mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet, sepse në ndeshjen e parë ata dolën shumë mirë dhe më mirë se ne.

Ancelotti nuk ka frikë nga euforia pas fitores në La Liga. “Ne jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një tjetër natë magjike për ne, por nuk ka optimizëm. Ka vetëdije për vështirësitë.”

Motivimi i ekipit. “Sot ia vlen të përjetohet. Me gjithë entuziazmin e botës. Ky është një motivim shumë i madh. Para ndeshjes vjen shqetësimi, pak frikë. Përgatitja për një gjysmëfinale është spektakolare. Të jep shumë motivim. “

Ndaj Bayernit të shmangim kundërsulmet. “Këto dy ekipe në tranzicion bëjnë shumë mirë. Janë dy skuadrat më të rrezikshme në Evropë në këtë kuptim. Tranzicionet mund të shmangen me një balancë të mirë. Rreziku mund të menaxhohet.”

Nëse Bayern i ngjan Realit. “Po, është e ngjashme. Ata kanë lojtarë me shumë përvojë në klub – shtoi Ancelotti. Nëse ka kohë shtesë, ne do ta luajmë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

9 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

9 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

9 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

9 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

9 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

9 hours ago

This website uses cookies.