Champions, Ancelotti: Sfidat kundër Atleticos gjithmonë të luftuara, vendosin detajet

Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit:

“Duam çerekfinalet. Penalltitë? Është e vështirë të përgatitesh për to, nuk mund të rikrijosh atmosferën e një stadiumi. Faktori mendor është më i rëndësishëm se ai teknik.”

Liga e Kampionëve është gjithmonë një garë e veçantë për Real Madridin: “Ky vit është i komplikuar, por ne kemi besim”. Për formacionin: “Kam më shumë se 11 lojtarë, edhe zëvendësimi i duhur mund të vendosë ndeshjen”.

Carlo Ancelotti tani është mësuar të përjetojë situata të tilla, madje ka luajtur një finale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit në vitin 2014. Gjithsesi çdo vit grackat janë të ndryshme dhe vëmendja duhet mbajtur gjithmonë lart:

“Me Atleticon ndeshjet gjithmonë luftohen dhe vendosen nga detajet, nesër do të jetë njësoj”. Trajneri i Blancos përpiqet ta ulë tonin si zakonisht: “Ndeshje që shënon sezonin? Vetëm një ndeshje që na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë në kompeticion. Këtë vit është më e komplikuar, por ne kemi besimin për të shkuar në finale.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.