Champions, finalja në “San Siro” në rrezik, UEFA pret planin e rikonstruksionit
Interi dhe Milani janë në pronësi të dy fondeve dhe kjo flet shumë për hezitimin e treguar sot nga UEFA për të zyrtarizuar “San Siro”-n si stadiumit ku do të mbahet finalja e madhe e Championsit në sezonin 2026-2027.
Komiteti Ekzekutiv i mbledhur sot në Dublin me rastin e finales së Ligës së Europës ka vendosur këtë impiant si vendin ku do të mbahet eventi duke vendosur edhe kusht.
Brenda muajit shtator Federata Italiane e Futbollit do të duhet që të paraqesë një plan të qartë për rikonstruksionin e impiantit dhe vetëm në një moment të dytë UEFA do ta zyrtarizojë impiantin lombard.