Champions, Guardiola: Ky Inter më i fortë se ai i finales së Stambollit

Pesëmbëdhjetë muaj pas finales së Stambollit, Manchester City dhe Inter përballen sërish (nesër në orën 21:00) në ndeshjen e javës së parë të Ligës së re të Kampionëve.

“Unë ju thashë në atë kohë sa të fortë ishin zikaltërit, tani më besoni. E pashë finalen përsëri për herë të parë: ishte shumë e luftuar. Më kujtohet se ishte Ishte një ndeshje shumë e balancuar me ata që patën dy raste të pastra shënimi, ndërsa ne patëm vetëm një me Foden pas golit të Rodri.

Fituam ne, por mund të fitonin edhe ata. Tani nuk luajmë një finale por Interi është edhe më i fortë. Në Itali ata ishin fantastik sezonin e kaluar”, ka thënë mes të tjerash Pep Guardiola në konferencën për shtyp. Më pas një batutë edhe për kolegun e tij Inzaghi: “Simone është një trajner i shkëlqyer”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.