Champions: Inter-Atletico, supersfida e mbrëmjes së sotme
Interi, finalistja e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, do të nisë fushatën me eliminim direkt në Champions sot në mbrëmje në “San Siro” përballë një kundërshtari të fortë si Atletico Madrid.
Kryesuesit e Serisë A vijnë në këtë sfidë pas tetë fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet dhe nuk njohin humbje që para Krishtlindjeve. Zikaltërit synojnë jo vetëm titullin kampion në Itali, por edhe mundësinë për të vazhduar sa më gjatë aventyrën e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube.
Francesco Acerbi do të mungojë në ndeshjen e sotme dhe në vend të tij do të luajë Stefan de Vrij. Në krahun tjetër Alvaro Morata dhe Gabriel Paulista janë rikuperuar nga dëmtimet dhe kanë udhëtuar me skuadrën drejt Milanos, megjithëse është e paqartë nëse ata do të fillojnë ndeshjen si tutullarë.
Mund të jetë e vështirë të besohet, por këto dy skuadra të rëndësishme evropiane janë takuar vetëm një herë më parë në ndeshje zyrtare me njëra-tjetrën, në Superkupën e UEFA-s në vitin 2010. Në atë natë, Jose Antonio Reyes dhe Sergio Aguero shënuan për t’i dhënë Atletico një fitore 2-0 në Monaco.
Formacionet e mundshme:
Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Dimarco; Martínez, Thuram
Atlético de Madrid: Oblak; Molina, Savić, Giménez, Hermoso, Reinildo; De Paul, Koke, Saúl; Griezmann, Llorente
Ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme në Champions është përballja mes holandezëve të PSV Eindhoven dhe gjermanëve të Borussia Dortmund.