Champions, Interi fiton në Roterdam dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit

Interi fiton në Roterdam

Interi fiton 2-0 në Roterdam përballë Fejnordit në ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales së Champions League dhe hedh një hap të madh drejt çerekfinaleve të turneut më të rëndësishëm europian për klube.

Zikaltërit e Inzaghit shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin një sukses të rëndësishëm në Europë. Thuram zhbllokon sfidën, ndërsa kapiteni Lautaro dyfishon shifrat në pjesën e dytë.

Zielinski ka luksin të humbasë një penallti (për të shënuar 3-0), ndërsa Asllani bën një paraqitje të mirë në fushë për 81 minuta (mesfushori shqiptar nisi takimin si titullar). Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme (11 mars) në San Siro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.