Champions konfirmon të mëdhenjtë
Mbrëmja e së markurës në Champions League konfirmoi skuadrat e mëdha të këtij formati që bindën në rezultate edhe pse ndoshta jo në lojë. Kampionët në fuqi të Mançester Siti kaluan jo pa vështirësi Lajpcig me rezultatin 3-1 ku vendimtar rezuktoi Hulian Alvarez me një asist dhe një gol duke e ndihmuar ekipin e Guardiolës të ngjitet në vendin e parë të grupit me 6 pikë të plota e tashmë mund të presë i qetë Young Boys për të siguruar biletën e fazës tjetër.
Janë pikërisht zviceranët që zhgënjyen në fundin e transfertës së Beogradit përballë Crvena Zvezda ku u barazuan në frymën e fundit dhe humbën mundësinë për të dalë me 3 pikë nga ky duel. Sukses i rënmdësishëm edhe për Barcelonën në Porto me një gol që e konfirmon suadrën e Xavit në një moment shumë të mirë dhe tashmë pa rivalë për vendin e parë të grupit ku luajtën edhe Rojal Antuerp e Shakhtar që triumfoi 3-2 në fushën e skuadrës belge.
Fitore të rëndësishme për Lacion dhe Atletiko Madrid në grupin E. Italianët me një tjetër gol në sekondat e fundit të shtesës, këtë herë thyen Sëlltik 2-1 në Skoci edhe pse zhvilluan një ndeshje të dobët e madje rrezikuan ta humbisnin ndërsa në Madrid, Atletiko u imponua me vështirësi 3-2 ndaj Fejnord dhe në këtë mëntyrë, simeone dhe Sarri kryesojnë grupin me nga 4 pikë.