Champions League 2024-2025/ Leverkusen kampion, por jo kokë grupi
Edhe pse preu biletën për një vend mes 36 skuadrave më të mira të Europës, Bajer Leverkusen nuk do të jetë kokë grupi. Duke nisur nga eidcioni i ri UEFA ka vendosur që të ndryshojë formation e kompeticionit më të njohur për klube.
Kështu një vend të sigurt në vazon e parë (në total janë katër) do ta ketë skuadra kampione në fuqi ndërsa të gjitha të tjerat do të renditen nëpër vazo sipas koefiçentëve të UEFA-s.
Me këtë llogari skuadra e cila ka koefiçentin më të mira sipas UEFA-s është Bajerni i Mynihut. Do të jenë pikërisht gjashtë herë fituesit e Champions-it, të cilët do të përfaqësojnë Gjermaninë në vazon e parë.
Bajer Leverkusen është në garë për të fituar edhe Ligën e Europës, por edhe në rast se i shkon deri në fund këtij kompeticioni përsëri nuk do të ketë mundësi që të renditet në vazon e parë.