Shpesh herë këtë sezon është thënë se një problem i madh për Barcelonën ka qenë edhe faktori fushë. Siç dihet skuadra në fjalë nuk i luan më takimet e veta në “Camp Nou” pasi impianti i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.
Për këtë motiv Barça luan takimet “në shtëpi” në stadiumin fare pranë qytetit, në impiantin “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Në këtë infrastrukturë shpesh herë skuadra e ka parë veten në vështirësi pasi tifozët nuk kanë preferuar që ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.
Por ky nuk do të jetë rasti i takimit të sotëm ku Barça pret Napolin për të vendosur se cila prej dy ekipeve, të cilat u ndanë në barazim 1-1 tre javë më parë, në sytë e rreth 44 mijë tifozëve.
Sipas medieve katalane mësohet se të pranishmit në stadium sot do të jenë më të shumtë në numër krahasuar me ndeshjen mes Barçës dhe Portos (43.533 mijë spektatorë).
Një shifër e tillë qëndron shumë larg numrit të spektatorëve të klasikes së luajtur me Realin ku skuadrat u ndeshën në sytë e 50.112 mijë tifozëve.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…
“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…
This website uses cookies.