Champions League: Grupi E, me llogari të mbyllura

Grupi E
Me çështjet e kualifikimit të zgjidhura tashmë në Grupin E të Ligës së Kampionëve, gjithçka që mbetet për t’u zgjidhur në ndeshjet e ditës së fundit është se kush do të përfundojë i pari në grup, mes Atlético Madrid dhe Lazios, e kjo do të përcaktohet në përfundim të ndeshjes mes tyre. Në sezonin e tyre të 11-të radhazi në Ligën e Kampioneve, spanjollëve do t’i mjaftojë vetëm një barazim ndaj Lacioz që të ruajë vendin e parë në grupin E.
Ndërsa Lazio nuk ka të njëjtin nivel ecurie me Atletikon në Ligën e kampioneve, e megjithatë trajneri Sarri ka një rekord solid në ndeshjet kundër Atléticos, duke mos humbur asnjë në tre përballjet me spanjolët.
Për më tepër që Lazio e ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën nga ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. Pasi i ka thënë lamtumirë kësaj veprimtarie duke përfunduar në fund të Grupit E, Celtic luan thjesht një ndeshje krenarie kundër Feyenoordit.
Edhe holandezët udhëtojnë në Glasgoë duke e ditur se nuk kanë asgjë për të mbrojtur në ndeshjen e fundit të grupit. Fati i tyre është tashmë i përcaktuar tashmë, pasi do të luajnë në fazën eliminatore të Ligës së Evropës.

