Categories: LajmeSportFutboll

Champions League: Grupi F, ekuacion me shumë të panjohura

Newcastle kundër Milanit në Grupin F, një ndeshje ku barazimi nuk i duhet askujt dhe vetëm fitorja mund të sjellë kalimin për më tej për secilën prej skuadrave. Edhe aq mund të mos mjaftojë, pasi duhet pritur edhe ndeshja e Dortmundit, ku Borusia e kualifikuar pret Paris SG.

Për Newcastle, në rast fitoreje, mjafton edhe barazimi i francezëve, ndërsa për Milanin duhet që francezët të humbasin. Gjithçka për shkak të përballjeve direkt. Newcastle e Milan kanë nga 5 pikë, dy më pak se Paris SG. Newcastle favorizohet nga barazimi me pikë me francezët, pasi ka rezultate më të mira në ndeshjet direkt, një fitore e një barazim.

Milanit nuk i mjafton barazimi me pikë me francezët, pasi përballë tyre ka humbur 3-0 e fituar 2-1. Nga ana e tyre, francezët e kanë vetë në dorë fatin, pasi në rast fitoreje nuk kanë pse presin nga ndeshjet e tjera, ndërkohë që edhe barazimi u bën punë nëse Newcastle nuk fiton. Ky nuk do të ishte një rezultat i pamundur, përkundrazi, pasi skuadra angleze po përjeton një krizë të madhe dëmtimesh, me plot dhjetë lojtarët jashtë loje.

Për Milanin kthehet Leao, lojtari më i rëndësishëm i kuqezinjve dhe fitorja nuk është mision i pamundur. Pjesa më e vështirë për ta ndoshta do të luhet në Dortmund, ku Borusias së kualifikuar i mjafton një pikë për vendin e parë, çka për Milanin do të thotë eliminim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.