Champions League, Leverkusen rrëzon Barçën nga vazo e parë
Sezoni fantastik i Leverkusenit mund të ketë pasoja të rënda për Barcelonën. Nëse skuadra e Shabi Alonsos fiton edhe ndeshjen e dytë përballë Romës dhe bën të njëjtën gjë edhe në finalen e Dublinit ku përballë do të ketë njërën prej Marsejës dhe Atalantës atëherë Barcelona do të spostohet në Vazon 2 në shortin e Ligës së Kampioneve të vitit të ardhshëm.
Siç dihet vitin që vjen skuadrat do të ndahen në katër vazo dhe në të parën do të renditen skuadra fituese dhe 12 vendet e para në renditjen e UEFA-s.
Është pikërisht kjo renidtje, ajo që ndërlikon shumë punët për Barcelonën, e cila me eliminimin nga Champions-i nuk mund të përmirësojë koeficientin e saj.
E kundërta vlen për Leverkusen, e cila ka dhe dy ndeshje në dispozicion për të arritur që të renditet mes më të mirave në shorteun e Champions-it të vitit që vjen.
“Top 20” skuadrat sipas koeficientit të UEFA-s
Man.Siti –> 148,000
B.Mynih –> 144,000
Real Madrid –> 131,000
PSG –> 116,000
Liverpul –> 114,000
Inter –> 101,000
Roma –> 100,000
RB Lajpcig –> 97,000
Çelsea –> 96,000
B.Dortmund –> 94,000
Man.Junajtid –> 92,000
Barcelona –> 91,000
Atlético –> 89,000
B.Leverkusen –> 88,000
Sevija –> 84,000
Vijarreal –> 82,000
Napoli –> 80,000
Juventus –> 80,000
Benfika –> 79,000
Porto –> 77,000