Champions League rikthehet me ndeshjet e 16-shes

Champions League rikthehet nesër me dy ndeshjet e para të raundeve me eliminim direkt. Në fushë zbresin favoritë e mëdhenj, kampioni në fuqi Manchester City në Kopenhagë, dhe Real Madrid në Leipzig.

Champions League rikthehet të martën me dy ndeshjet e para të 1/16 të cilat do të kenë si protagonistë dy favoritët kryesorë për fitimin e trofeut, kampionin në fuqi, Manchester City, dhe skuadrën me më tepër tituj, Real Madrid. Të dyja, si fituese të grupeve, i luajnë ndeshjet e para jashtë. City do të luajë në Kopenhagë përballë kampionëve të Danimarkës, ndërsa Madrid në Leipzig.

Të dyja çiftet kanë histori përplasjesh që nuk shkojnë më larg se sa sezoni i kaluar. Në fazën e grupeve, Manchester City barazoi pa gola në Kopenhagë, ku skuadra vendase ka njohur vetëm një humbje në 10 vitet e fundit, pikërisht në këtë sezon, me Bajernin e Mynihut. Në dy vizita në kryeqytetin danez, City ka marrë dy barazime, megjithatë mbetet favoriti i madh edhe për këtë ndeshje. Skuadra e Pep Guardiolës ka rigjetur formën më të mirë dhe marshon pa humbje prej 20 ndeshjesh në Champions.

Ndeshja e Leipzigut pritet të jetë më e ekuilibruar, pas skuadra vendase ka fituar me Realin sezonin e kaluar në grup. Reali mbetet favorit, megjithatë dy ndeshjet e sezonit të kaluar ishin të barabarta dhe skuadrat arritën nga një fitore. Humbja në Leipzig është e vetmja e spanjollëve në 13 ndeshjet e fundit përballë skuadrave gjermane. Skuadra e Ancelottit kryeson bindshëm kampionatin pasi shpartalloi Gironën në fundjavë, por ndërkaq ka humbur Bellingham, si dhe Rudiger që shton problemet në mbrojtje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.