Lajme

Champions League, shorti dhuron përballje titanësh

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni të Champions League. Play-Off-et e fazës eliminatore janë risi në formatin e ri të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Ashtu  siç pritej goglat kanë dhuruar disa përballje shumë interesante që në këtë fazë të turneut, ku padyshim që spikat finalja e parakoshme Manchester City-Real Madrid.

Evitohet derbi italian në këtë fazë të kompeticionit, pasi goglat nuk kanë vënë përballë njëra-tjetrës Milanin dhe Juventusin. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Fejnordit, ndërsa bardhezinjtë kundër PSV-së. Por në Play Off-do të kemi një derbi francez pasi PSG do të luajë kundër Brest, ndërsa Monako do të sfidojë Benfikën.

Goglat kanë qenë me fat për Bayernin e Mynihut, që eviton Manchester Sitin dhe do të përballet me Celtic në këtë fazë të turneut. Me fat ka qenë edhe Atalanta e Gjimshitit që do të ndeshet me Club Brugge, ndërsa Sportingu i Lisbonës do të përballet me Borussian e Dortmundit.

Ndërsa tetë skuadrat e para në fazën e ligës janë kualifikuar automatikisht për në raundin e 1/8-ve të finales, skuadrat që u renditën nga vendi 1 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë në  fazën me eliminim. Skuadrat do të luajnë dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje në Play Off për të siguruar një vend mes 16 më të mirave të turneut.

Ndeshjet e para të Play Off-it do të luhen në datat 11 dhe 12 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 18 dhe 19 shkurt. Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve do të hidhet më 21 shkurt. Kujtojmë që finalja e Champions League do të luhet në 31 maj në Mynih.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

46 minutes ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

59 minutes ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

1 hour ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

1 hour ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

1 hour ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

1 hour ago

This website uses cookies.