Categories: LajmeSport

Champions në RTSH: Manchester City-Real Madrid në gjuhën e shifrave

Pas spektaklit të dhuruar në ndeshjen e parë në “Bernabeu”, që u mbyll në barazim 3-3, Manchester City dhe Reali i Madridit do të përballen të mërkurën në aktin e dytë të kësaj supersfide, që do të vendosë se kush nga dy skuadrat do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Radio Televizionin Shqiptar.

Përballja City-Real është kthyer tashmë në një klasike në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube, pasi dy skuadrat po takohen për sezonin e tretë radhazi në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve (ndeshja e tyre e pestë me eliminim direkt në nëntë sezone).

11 herë janë ndeshur dy skuadrat në Champions dhe bilanci anon nga Manchester City që ka fituar 4 ndeshje, ka humbur 3 dhe 4 takime janë mbyllur në barazim. 20 gola kanë shënuar anglezët, ndërsa spanjollët 17 gola.

Takimet direkte në Champions

Faza e grupeve 2012

Real Madrid 3-2 Man City

Man City 1-1 Real Madrid

Gjysmëfinale 2016

Man City 0-0 Real Madrid

Real Madrid 1-0 Man City

1/8 e finales 2020

Real Madrid 1-2 Man City

Man City 2-1 Real Madrid

Gjysmëfinale 2022

Man City 4-3 Real Madrid

Real Madrid 3-1 Man City

Gjysmëfinale 2023

Real Madrid 1-1 Man City

Manchester City 4-0 Real Madrid

Çerekfinale 2024

Real Madrid 3-3 Man City

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

4 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

4 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

4 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

4 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

4 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

5 hours ago

This website uses cookies.