Champions, përcaktohet kalendari i gjysmëfinaleve

Me emocionet e çerekfinaleve ende në zemrat dhe sytë tanë, UEFA ka shpallur datat dhe oraret e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjet e para nisin me supersfidën Bayern Mynih-Real Madrid, e cila do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00, ndërsa Borussia Dortmund-PSG është planifikuar për të mërkurën 1 maj në orën 21:00
Janë planifikuar ndeshjet e kthimit: PSG-Borussia Dortmund do të luhet të martën më 7 maj në orën 21:00, ndërsa Real Madrid-Bayern Mynih të mërkurën 8 maj në orën 21:00.
Ndeshjet e ditës së mërkurë do të transmetohen drejtpërdrejt dhe pa pagesë në Radio Televizionin Shqiptar.