Champions, Real-Bajern i besohet polakut Marciniak

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Bajernit i është besuar arbitrit polak Szymon Marciniak. Për 43-vjeçarin kjo nuk do të jetë hera e parë që do të arbitrojë ndeshje ku luajnë skuadrat në fjalë.

Bajerni është arbitruar plot tre herë më parë nga 43-vjeçari. Në sezonin 2015-2016 ai ka arbitruar çerekfinalen e parë mes Bajenit dhe Benfikës (ndeshje e mbyllur në favor të ekipit bavarez, 1-0). Sezonin pasardhës polaku arbitroi përsëri Bajernin në një ndeshje të vlefshme për Grupin D të zhvilluar në Spanjë. Atletiko Madrid e fitonte atë takim 1-0. Marciniak ka qenë gjyqtar edhe i një tjetër ndeshjeje mes Bajernit dhe Benfikës. Edhe në këtë takim të sezonit 2021-2022 të vlefshëm për Grupin E bavarezët fituan me shifrat 5-2.

Sa u përket precedentëve të polakut me Realin janë plot shtatë. Prej tyre Reali ka fituar dy, barazuar po dy dhe ka humbur tre. Vitin e kaluar ai ka gjykyar Realin në humbjen e gjysmëfinales së kthimit me Mançester Sitin në shifrat 4-0. Në sezonin 2021-2022 ai ka abitruar çerekfinalen e kthimit mes Realit dhe Çelsit, të fituar nga klubi londinez në kohën shtesë me shifrat 3-2. Polaku ka qenë arbitër i finales së Superkupës së Europës në 2018-2019 edhe kjo ndeshje e përfunduar pas kohës shtesë e fituar nga Atletiko Madrid me shifrat 4-2. Fitoret e Realit me Marciniak si arbitër janë ato përballë Romës (2014-2015) dhe Sherif Tiraspolit (2021-2022).   

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.