Categories: LajmeSport

Champions: Shorti dhuron supersfida, rruga drejt finales

Është heshur në Nion të Zvicrës shorti i Champions League, që u transmetua drejtëpërdrejt në RTSH Sport. Shorti ka dhuruar supersfida në çerekfinale. Real Madrid-Manchester City është një nga finalet e parakoshme të këtij kompeticioni. Arsenali do të ndeshet me Bayernin e Mynihut, PSG do të sfidojë Barcelonën, ndërsa Atleticio Madrid do të luajë kundër Dortmundit.

Janë përcaktuar edhe ndeshjet e mundshme gjysmëfinale të Champions League. Fituesi i përballjes Atletico Madrid-Borussia Dortmund do të sfidojë fituesin e ndeshjes Real Madrid-Manchester City. Ndërsa fituesi i sfidës së dyfishtë Arsenal-Bayern Mynih do të ndeshet me fituesin e çiftit PSG-Barcelona.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në 16 dhe 17 prill. Gjysmëfinalet e para do të luhen në 30 prill dhe 1 maj, ndërsa gjysmëfinalet e kthimit në 7 dhe 8 maj. Finalja e madhe e Champions League do të luhet në 1 qershor në Londër. Sfidat e Champions League mund ti ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

24 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

24 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.