Charles Leclerc kërkon ndimën e Shën Mërisë së Lurdit
Që situata te Ferrari nuk është më e mira, kjo nuk përbën më një lajm. Por është i çuditshëm fakti, që episode nga më të ndryshmet po i detyrojnë pilotët e skuadrës së kuqe të dalin nga gara jo vetëm pa pikë, por madje edhe që në xhiron e formatimit. Kështu ndodhi në Brazil me Charles Leclerc, i cili ishte në vijën e parë të nisjes, së bashku me Verstapen, por çuditërisht, piloti i Ferrarit përplaset me muret e pistës, ndërsa makinat po kryenin xhiron e formatimit.
Një problem teknik në motor, u tha nga drejtuesit e Ferrarit, pa e përcaktuar qartë shkakun e vërtetë. E kjo nuk është hera e parë për Leclerc, të detyruar të tërhiqet nga gara pasi ka qenë në rreshtin e parë. Vetëm në boërorin 2022 të Formula 1 ka ndodhur 3 herë. Në Çmimin e madh të Francës, polpozishën por përplaset menjëherë që në xhiron e parë, në Baku dhe Spanjë, pol dhe problem në Power Unit. Në 2021 në Monako, pole por nuk arrin të niset në garë për shkak të një problemi në semiaksi.
Në këtë situatë, piloti i ferrarit, Charles Leclerc është tepër i mërzitur. E mes ironisë dhe hidhërimit, ai komenton: “Ky vit përfundimisht nuk ka qenë më me fat për mua. Ndoshta një udhëtim te Shën Mëria e Lurdit do të më ndihmojë, pasi nuk di çfarë të bëj tjetër” – ka thënë piloti i Ferrarit. Pas dy javësh, Formula 1 zhvendoset në Las Vegas, për garën e ardhshme.