Gjiganti i teknologjisë Apple njoftoi të hënën një marrëveshje me kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI, sipas së cilës ChatGPT do të integrohet në produktet e Apple, duke përfshirë asistentin zanor Siri.
Falë këtij partneriteti, përditësimet do t’u mundësojnë përdoruesve të pajisjeve iPhone dhe Mac të kenë qasje në ChatGPT. Versioni testues do të jetë i disponueshëm në vjeshtën e këtij viti. Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se këto risi do t’i ngrenë produktet e kompanisë së tij në nivele të reja. Ai i bëri komentet teksa hapi Konferencën Botërore të Zhvilluesve në selinë e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni.
Apple ka qenë nën presion për të përfshirë risi të inteligjencës artificiale në produktet e tij, pas rritjes së shpejtë që kanë pësuar rivalët e saj Mikrosoft dhe Google, të cilët e kanë miratuar këtë teknologji, por drejtuesit e saj theksuan se masat mbrojtëse të privatësisë janë integruar në Apple Intelligence për ta bërë asistentin e saj dixhital Siri dhe produktet e saj më inteligjente duke mos cenuar të dhënat dhe sigurinë e përdoruesve.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.