Chelsea rikthehet, fiton derbin me Tottenham-in
Në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së 26-të të Premier League, Chelsea u rikthye në këmbë, duke mposhtur Tottenhamin 2-0 në derbi pas tre ndeshjeve pa fitore. Skuadra e Pochettino-s shfrytëzoi maksimalisht topat joaktivë, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 24-të me Chalobah dhe duke dyfishuar epërsinë në minutën e 72-të me Jackson (të dy golat me kokë nga gjuajtjet e lira).
Chelsea fiton 2-0 dhe ngjitet në kuotën e 51 pikëve në renditje, në vendin e tetë dhe ende duke luftuar për një vend në Evropë. Tottenham ka mbetur në 60 pikë, i pesti dhe -7 pas vendit të katërt, Aston Villa-s.