Çifti i huaj që dashuron Shqipërinë: Duam të jetojmë këtu përgjithmonë, ka natyrë të mrekullueshme

Sara dhe Naim Payman janë një çift mjaft i njohur në vendin tonë, për shkak të kuriozitetit që ngjallin tek kushdo që i takon si pasojë e origjinës së tyre. Ajo që i bashkoi dhe i solli në vendin tonë është dashuria, Naimi i rritur në Shqipëri ndërsa Sara në Angli!

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ata rrëfejnë disa prej arsyeve përse kanë zgjedhur Shqipërinë për të ndërtuar jetën e tyre.

Më pëlqen shumë natyra këtu. Ka shumë vende në Shqipëri që janë shumë të bukura. Në jug plazhet janë shumë të pastra, më mirë se në çdo vend në botë. Veriu po ashtu është shumë i bukur”, u shpreh Sara Payman.

Kjo e fundit ka rrëfyer dhe pasionin e saj për muzikën, e kryesisht është e apasionuar pas këngëve të këngëtares së mirënjohur Vaçe Zela.

Sara Payman ka dëshirë që këto këngë të Vaçes t’i këndojë në koncerte për publikun shqiptar.

Preferoj shumë këngët e Vaçe Zelës, Alban Skënderaj. Do këndoj në një koncert, hera ime e parë në Shqipëri. Jam pak e emocionuar për këtë gjë, por mezi po e pres”, u shpreh ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.