Çifti i moshuar nga Kosova prej më se 10 vitesh ngjisin malet, stacioni i radhës Taraboshi
Ai është 73 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij 71 vjeçe. Të dy vijnë nga Prishtina dhe kanë 10 vite që po “pushtojnë” majat e Kosovës, Shqipërisë dhe përtej. Mali është “ushqimi shpirtëror” i tyre. Adem dhe Qezibane Pajaziti nuk kanë kohë të mendojnë për pensionin, por vetëm për udhëtimin e radhës.
Mali i Taraboshit në Shkodër ishte stacioni i radhës për ta.
Kanë një dëshirë të zjarrtë për të ngjitur një tjetër mal në Shqipëri, atë të Tomorit.
Adem dhe Qezibane Pajaziti janë shembulli se si vitet janë vetëm numra dhe vitaliteti i tyre është një nga treguesit e tyre më të mirë.