Çikago e Shaqirit mund Majemin e Mesit

shaqiri
Çigago e Shaqirit ka mundur me shifrat 4-1 ekipin e Inter Majemit, I cili vuajti jo pak mungesën e Lionel Mesit. Super ylli shqiptar realizoi dy gola ndaj ekipit të argjentinasit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën u shënuan plotë pesë. I pari që shënoi emrin në listën e golashënuesve ishte pikërisht Shaqiri, i cili realizoi në minutën e 49-të për 1-0. Inter Majemi barazoi shifrat në 1-1 nëpërmjet penalltisë së ekzekutuar nga Josef Martinez (53’). Maren Haile-Selasi realizoi dy gola të shpejtë për Çikagon (62’, 66’), duke e dërguar rezultatin në 3-1. Shaqiri i dha goditjen e fundit Inter Majemit, duke kompletuar dygolëshin e tij në minutën e 73-të.
Çikago Fire ndodhet në vendin e tetë me 40 pikë, ndërsa Inter Majemi është në vendin e 14-të me 33 të Konferencës të Lindjes.