Cilësi e dobët, 100 sportistë kthejnë medaljet e fituara në Paris 2024

medaljet e fituara në Paris 2024

Një jetë për t’u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të medaljes së lakmuar. Janë 100 sportistë fitues në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilët kanë kthyer medaljet e tyre olimpike pesë muaj pas pjesëmarrjes.

Problemi është përkeqësimi serioz i medaljeve, shqetësim për cilësinë e dobët që i ka lënë vendin kritikave dhe polemikave të ashpra.

Ai që e trazoi situatën ishte amerikani Nyjah Huston, që fitoi medaljen e bronztë në Paris 2024, i cili në rrjetet sociale tregoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet medalja e tij. Një lëvizje që vuri në lëvizje edhe sportistë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, duke treguar medaljet e ndryshkura dhe thuajse të panjohura, sigurisht që nuk shkëlqejnë dhe të shfaqen me krenari ashtu siç duhet.

“Kur ato janë krejt të reja, këto medalje janë fantastike – komentoi Huston – por gjithçka që duhet të bëni është t’i mbani ato pak, ndoshta me pak djersë, dhe me sa duket cilësia nuk është aq e lartë.”

Por çfarë ndodhi? Problemet u ngritën për shkak të ndalimit të përdorimit të një komponenti kimik dhe kohës së kufizuar në dispozicion për të testuar zgjidhjet e reja. Drejtuesit e Monnaie de Paris u shkarkuan.

Medaljet e bronzit janë një përzierje e bakrit, zinkut dhe kallajit dhe bronzi tenton të oksidohet nëse ekspozohet ndaj ajrit dhe lagështisë. Përdorimi i një metali më të lirë përshpejton kohën e përkeqësimit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.