Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë.
Cilësia e produkteve, përcakton efetin e menjëhershëm apo edhe afat gjatë të ushqimit që ne konsumojnë.
A ndjehen të sigurtë shkodranët për ushqimet që blejnë…
Fëmijët, janë drita e syrit e çdo prindi, edhe kur ata rriten e bëhen vetë prindër. Kujdesi për ushqimet që ata konsumojnë zgjat gjatë gjithë jetës.
Dilema ushqim në shtëpi apo në fastfude e restorante, duket se është e zgjidhur për shkodranët.
Më së shumti, ata zgjedhin të konsumojnë çfarë gatuajnë vetë.
Ne jemi ajo çfarë hamë, është një shprehje e famshme. Për këtë arsye, kujdesi për ushqimin tonë, nuk është asnjëherë i tepërt.