Cilët janë romanet më të shitura në histori?
Romane fantazi, edukative dhe thriller, ndër librat më të shitur në histori janë shumë tekste të shenjta si “Bibla” dhe “Kurani”, për të cilët është shumë e vështirë të bësh një vlerësim të shitjeve.
Duke përjashtuar tekstet e shenjta dhe veprat letrare të botuara fillimisht në mënyrë periodike në disa vëllime të veçanta (si “Zoti i unazave” dhe “Don Kishoti”), ja cilat janë romanet më të shitur në histori.
“A Tale of Two Cities” (Rrëfenjë e dy qyteteve 1859) – Charles Dickens: 200 milionë kopje të shitura
I vendosur në Paris dhe Londër, ky është një nga vetëm dy romanet historike të shkruara nga Charles Dickens së bashku me Barnaby Rudge. Edhe pse është libri më i shitur ndonjëherë, ai renditet vetëm i 63-ti në mesin e librave më të dashur të të gjitha kohërave sipas një sondazhi të BBC.
The Little prince (Princi i Vogël, 1943) – Antoine de Saint-Exupéry: 150 milionë kopje të shitura
“Princi i Vogël” nuk konsiderohet realisht një roman më vete, por megjithatë është një përrallë e moshës madhore për fëmijë që trajton shumë tema ekzistenciale si kuptimi i jetës, dashuria dhe miqësia. Që nga botimi i parë e deri më sot, kjo përrallë prekëse ka magjepsur kaq shumë breza dhe është përkthyer në më shumë se 500 gjuhë dhe dialekte.
Hobbit, 1937 – JRR Tolkien: 140 milionë kopje të shitura
“Libri i Zotit të unazave” (1955) do të botohej në një vëllim të madh, por kriza ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore detyroi botimin e kësaj vepre të ndar në tre vëllime.“The Hobbit” nga ana tjetër u botua në vitin 1937 dhe sot ka përjetuar një rritje të re në shitje falë adaptimeve filmike të sagës.
Harry Potter and the Philosopher’s Stone, 1997 – JK Rowling: 120 milionë kopje të shitura
Libri i parë në sagën e Harry Potter është libri më i shitur ndonjëherë, gjashtë librat e tjerë kanë gëzuar gjithashtu sukses duke u renditur në Top 20 (me numra që variojnë nga 60 deri në 80 milionë kopje të shitura).
“And Then There Were None” (Dhe atëherë nuk kishte asnjë, 1939) – Agatha Christie: 110 milionë kopje të shitura
Me 110 milionë kopje të shitura në mbarë botën, “Dhjetë indianët e vegjël” është libri misterioz më i shitur ndonjëherë. Ky roman i suksesshëm është përshtatur në shumë versione: nga filmat tek filmat vizatimorë, videolojërat dhe librat komikë.
“The Alchemist” (Alkimisti, 1988) – Paulo Coelho: 100 milionë kopje të shitura
Nëpërmjet këtij romani të njohur, Paulo Coelho fitoi çmimin prestigjioz “Grinzane Cavour”. Libri fillimisht u prit në mënyrë të vakët nga publiku, për t’u bërë një sukses komercial në vitet 1990.
Kodi i Da Vinçit, 2003 – Dan Brown: 90 milionë kopje të shitura
“Kodi i Da Vinçit” është romani i katërt thriller i shkruar nga Dan Brown. Kjo vepër është e pasur me simbolika dhe legjenda, të cilat ndihmuan që libri të bëhej shumë i famshëm dhe gjithashtu u kritikua nga disa lexues për shkak të asaj se si përshkruhet një pjesë e Kishës Katolike në roman.