Çinarët e Shkodrës, monumente natyre dhe mbartës të vlerave historike

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, propozoi 3 pikëtakime interesante të monumenteve natyrore, të cilat ia vlen të vizitohen, ndërsa tema e Ditës së Tokës këtë vit ishte me thirrjen për reduktimin e plastikës.

“Këtë vit i jemi bashkuar ndërgjegjësimit në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, tematika e së cilës është “Rikthe Tokën Tonë”, shkroi DRTK Shkodër duke shtuar se, në shenjë reflektimi mbi lidhjen tonë me natyrën dhe si vlerësim për bukurinë dhe rëndësinë e tyre kulturore dhe historike, propozonte vizitat tek Çinari i At Shtjefën Gjeçovit, Çinari i Tophanës dhe Çinari i Hoxhë Dheut.

Çinari i At Shtjefën Gjeçovit, themeluesit të koleksionit të parë arkeologjik në trojet shqiptare, është mbjellë nga vetë ai, në oborrin e Kuvendit të Troshanit, në Lezhë dhe është Monument Kulture, Kategoria l.

Çinari i Hoxhë Dheut është monument i rrallë i natyrës, i cili për nga vlerat historike mban statusin Monument Kulture, Kategoria I-rë (1973). Ai ndodhet në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës, Zdralej dhe përbëhet nga dru rrapi mbi 200-vjeçar me diametër të trungut 2.5 metër dhe lartësi rreth 30 metër. I njohur me shkurtesën “Çinari”, ai mban emrin e një bamirësi dhe pajtuesi të gjaqeve nga të parët e familjes Hoxha në fund shek-XVIII.

Çinari i Tophanës ndodhet në qytetin e Shkodrës; dru rrapi, mbi 150-vjeçar, që ka qenë pikëtakimi i kuvendeve për banorët. DRTK Shkodër kujton edhe një këngë popullore që thotë: “hajde t’mblidhemi tek Çinari/ me Ndocjan e me Tophanë/ mos ta lajmë na Tarboshin/ i biri i shkjëut t’ua shkelë me kamë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.