Çipa: Protagonizmi i Berishës, për të eklipsuar problemet me drejtësinë
Gazetari dhe analisti, Aleksandër Çipa, në emisionin ‘3D’ në RTSH, bëri të ditur se për shkak të kontekstit vetiak që ka me drejtësinë, Berisha kërkon të kapitalizojë çdo gjë dhe merr një protagonizëm politik brenda parlamentit.
“Opsioni i përmbysjes së karrigeve në Kuvend është opsion i vendosur nga Rithemelimi nga Berisha. Pavarësisht prezencës së deputetëve, kishte deputetë të opozitës që rrinin ulur në karrige sot, ndërsa pjesa e protestuesve rrinin në këmbë. Është një karrshillëk i tyre ndaj atij vendimi politik. Berisha merr protagonizëm politik brenda parlamentit për të eklipsuar procesin.”, tha Çipa.