Cirku kombëtar – Shfaqja “Shake Spirit” mesazhe nëpërmjet gjuhës së artit, përtej konflikteve
Performanca akrobatike, ekuilibri, numra xhonglimi, dhe kërcime është e përbërë shfaqja “Shake Spirit” nga trupa e Cirkut Kombëtar e cila do të dhurojë emocione për publikun edhe këtë fundjavë në shtëpinë e improvizuar pranë Komunës së Parisit.
Kjo shfaqje përcjellë mesazhe të forta nëpërmjet gjuhës së artit dhe veprimit ndër njerëzor, mesazhin e duhur përtej gjuhës së konfliktit, duke vendosur në plan të parë njeriun, jetën dhe aspiratën e tij , për ti dhënë fund dilemës shekspiriane “Të jesh a të mos jesh”.
Cirku Kombëtar me një histori dhe traditë të gjatë e të suksesshme vijon të përçojë ende magjinë e tij edhe tek brezat e rinj, kjo vërehet tek interesi I lartë për tu bërë pjesë e skenës ë tij.
Kjo shfaqje do të vij për publikun edhe këtë fundjavë, në datat 27 dhe 28 janar për të dhuruar të tjera surpriza dhe emocione për të gjithë dashamirësit e tij.