City mund të bëjë dopietë, por kujdes nga “surprizat” Inter e Napoli
Liga e Kampionëve është gati për të zbritur në fushë dhe kampionët në fuqi, Manchester City janë kandidatët më të mirë për të ngritur trofeun në Wembley. Qytetarët, sipas parashikimeve të Opta, janë në fakt favoritët me një probabilitet fitoreje prej 38.9%. Bayern (10.9%) dhe Arsenali (8.7%) janë rivalët më të mundshëm për të rrëmbyer titullin nga duart e njerëzve të Pep Guardiolës. Menjëherë pas janë Real Madridi (6%) dhe dy italianët: Interi, finalisti i edicionit të kaluar, ka një shans 5.7% ndërsa Napoli ka 4.3%.
Milani është vendosur “vetëm” në vendin e pesëmbëdhjetë në këtë renditje speciale me 1.3% shanse për të ngritur Ligën e tetë të Kampionëve në historinë e tij. Ka pak mundësi edhe për tre rivalët e tjerë të kuqezinjve në grupin shumë të vështirë F me Newcastle me 1.6%, PSG me 0.14% dhe Borussia Dortmund me 1.3%.
Megjithatë, është një histori tjetër për çerekfinalet: Interi dhe Napoli do të kishin respektivisht 46.5% dhe 42.4% shanse për të arritur objektivin ndërsa Milani do të kishte vetëm 23.5%. Së fundmi, Lazio është paksa e favorizuar ndaj Feyenoord (52.8% vs 50.9%) për kalimin në fazën e 16-shes së bashku me Ajax-in.