Çlirimi i Kosovës, Osmani-Blerit: Hero i lirisë dhe demokracisë! Ish-kryeministri: Duhet të hyni në familjen europiane
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se ish-kryeministri britanik Toni Bler (o. Tony Blair) është heroi i lirisë dhe demokracisë së Kosovës. Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët me Bler, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit, Osmani u shpreh se Kosova është një nga trashëgimitë më të suksesshme të ish-kryeministrit britanik dhe një nga mësimet se mbrojtja e paqes dhe demokracisë janë detyrim i secilitdo në çfarëdo kohe.
“Ta shihni mirënjohjen e qytetarëve tanë ndaj jush kur u radhitët në anën e së drejtës. Në ’99 roli juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ishte vendimtar, ishit hero i lirisë dhe demokracisë dhe sot i paqes për vendimin e drejtë të saj kohe.
Në prill të’99 e keni cilësuar ndërhyrjen në Kosovë si kauzë të drejtë. Me forcat aleate të NATO na shpëtuat nga shfarosje e regjimit gjeocidal të Millosheviçit.
Betejë mes qytetërimit e barbarisë, mes demokracisë e diktaturës. Kosova sot është një nga trashëgimitë tuaj më të suksesshme, një nga mësimet se mbrojtja e paqes e demokracisë janë detyrim i secilit në çfarëdo kohe. Sot ajo nevojë për paqe e demokraci është ne Ukrainë, Evropa duhet të mbrohet me çdo kusht.
Shumë fëmijë të asaj kohe mbajnë emrin tuaj, disa prej të cilëve do i takojmë edhe sot. Ata sot po rriten krahas me Kosovë e njeriun që I dha shtytje lirisë sonë.
Sot jeni në Kosovë për herë të tretë që nga lufta dhe do shihni sa hapa para ka bërë Kosova. Trashëgimia juaj në Kosovë është trashëgimi e shpresës, lirisë e partneritetit të qëndrueshëm. Jemi të nderuar që ju kemi aleat të Kosovës”, tha Osmani.
Nga ana e tij, Bler deklaroi se ka pasur gjithnjë bindjen se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë gjatë luftës së Serbisë, ishte gjëja e duhur. Ai theksoi se mezi pret ditën që Kosova të hyjë në familjen e madhe europiane.
“Ju përgëzoj për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojë, të shohë të mirën e çlirimit të para 25 viteve.
Atëherë isha i bindur se ishte gjëja e duhur për tu bërë dhe tani jam i bindur se duhet të rrimë krah njerëzve të Kosovës që Kosova të jetë plotësisht në linjë me meritat e njerëzve të saj.
Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për gjithë botë. Mesi pres të shoh ditën kur Kosova si popull i pavarur dhe sovran të zërë vendin e duhur në familjen e popujve dhe shembull për gjithë botën. Së shpejti do u adresohem deputetëve të Kuvendit dhe shpreh falënderimin e solidaritetin për njerëzit e Kosovës që e kanë përjetuar atë kohë”, u shpreh Bler.