Çmenduri në shorteun e Champions, Zanetti pa akreditim u ndal nga sigurimi!

Zanetti pa akreditim

Zanetti pa akreditim

Një situatë jashtë normales, e paplanifikuar për zv-presidentin e Interit, Javier Zanetti. Ish-kapiteni i Interit, i cili mbërriti në Nyon me vonesë për shortin e Ligës së Kampionëve pas ndeshjes fitimtare të zikaltërve në Romë kundër Lazios, u bllokua në hyrje të sallës së shortit në ‘Shtëpinë e Futbollit Evropian’, selia e përgjithshme e UEFA-s. Personeli i sigurimit me të cilin ‘Pupi’, pa akreditim, pati një konfrontim mjaft të ashpër.

“Pas një udhëtimi të gjatë arritëm në kohë për shortin”. Kështu Zanetti kishte bërë shaka, drejtpërdrejt në Sky Sport, për vonesën e tij në ‘Shtëpinë e Futbollit Evropian’. Një frazë elokuente, e cila nuk bëri gjë tjetër veçse nënvizonte vështirësitë që hasi ish-numri 4 i zikaltërve për të hyrë në sallën ku do të zhvillohej ceremonia. Në veçanti, një video që u bë menjëherë virale në mediat sociale tregon në fakt atë që ndodhi: pasi hyri në sallë, Zanetti u bllokua menjëherë nga një roje sigurie, që e ndaloi. Ai I tha se nuk mund të hyjë.

Ish-futbollisti u përgjigj se është zv-president i Interit, por roja është i papërkulur. Të dy diskutuan për disa sekonda, pasi ceremonia kishte nisur. Situata zgjidhet pak më vonë, me ish-kapitenin e Interit që tregon arsyet e tij dhe u ul brenda sallës, pikërisht në kohën e duhur për të takuar kundërshtarin e zikaltërve në 1/16: Atletico Madridin e Simeones.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.