Çmimet “At Zef Pllumi” për vitin 2024, Preç Zogaj, Bashkim Shehu dhe Shaban Murati janë fituesit e këtij edicioni të 8-të

Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistikë janë tre fituesit e çmimit mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalitete të shquara të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet një përsonazhi mjaft të rëndësishëm siç ishte “At Zef Pllumi”.
Fituesit e çmimit mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlerësim.
Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të letësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlerësoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.