Çmimet e fruta – perimeve, qytetarët të ndarë sa i takon rritjes së çmimeve

Një prej tregjeve kryesore të fruta- perimeve në Shkodër, siç është tregu i “Zdrales” ofron produkte të shumta ushqimore, ndërsa nuk mungon edhe fuqia blerëse. Kjo periudhë cilësohet edhe si ndër të mirat për tregtarët, pasi përkon edhe me ardhjen e emigrantëve.
Sa i takon çmimeve, qytetarët janë të ndarë, një pjese i vlerësojën si normale.
Ndërsa për pensionistët, çmimet janë të papërballueshme.
Tregtarët theksojnë se çmimet vijojnë të jenë të njëjta duke mos pësuar rritje. Ndërsa një kujdes të shtuar po i kushtohet edhe kushteve higjeno-sanitare të tregtimit të produktve.